Sport Ndërkombëtar

Manchestter City mund të pasurohet për këtë shifër magjike nëse fiton sonte

Manchester City do të përfitojë një shifër prrej 300 milionë funtesh në rast se do të fitojë tripletën historike këtë sezon. “Qytetarët” kanë fituar titullin e Premier Ligës, Kupën FA dhe sot mund të bëjnë të tyrin edhe trofeun e Ligës ë Kampioneve nëse mposhtin Interin në finale.

City do të përfitojë një shifër rekord në rast se përsërit suksesin e Unitedit në vitin 1999. Titulli i tyre i pestë i Premier Ligës në 6 vite solli 166 milionë funte bonuse, shifra më e lartë e fituar ndonjëherë nga një kampione e Anglisë, ndërsa triumfi në finalen e garës më të vjetër futbollistik (FA CUP), solli në arkat e “qytetarëve” edhe 3.9 milionë funte të tjera.

Suksesi i parë në histori në Ligën e Kampioneve do të ishte një minierë ari për të ardhurat e klubit të kaltër, i cili mund të arkëtojë rreth 117.2 milionë funte, duke përfshirë të gjitha të ardhurat që sjell gara.

/Shqip.com