Sport Ndërkombëtar

City turpëron Unitedin

Manchester City ka turpëruar Manchester Unitedin, duke e mposhtur ne rezultat të thellë 6:3.

Pas vetëm 45 minutave lojë, skuadra e Pep Guardiolas ishte duke fituar me rezultat të thellë 4:0.

Phil Foden e zhbllokoi rezultatin pas vetëm tetë minutave lojë.

Eling Haaland me kokë dyfishoi epërsinë e vendasve, derisa vetëm tre minuta më vonë një pasim maestral i Kevin de Bruyne ndau në gjysmë mbrojtjen dhe Haaland shënoi për 3:0.

Pak para përfundimit të pjesës së dytë Foden gjeti edhe një herë portën, pas një pasimi nga Haaland.

Edhe në pjesën e dytë historia ishte e njëjtë, vetëm se United u treguan më të rrezikshëm.

United e nisi më mirë pjesën e dytë me një supergol të Antony, i cili shënoi nga largësia.

Por, pas goli City u ringjallë përsëri.

Gola shënuesit ishin të njëjtë për “Citezens”.

Haaland kompetoi hat-trickun në minutën e 64, kurse Foden e plotësoi hat-trickun e tij vetëm 10 minuta më vonë.

United arriti që në fund të shënonin edhe dy herë, por që nuk ishin të mjaftueshme.

Martial shënoi dy gola në 10 minutat e fundit për rezultatin përfundimtar 6:3.

City tani gjendet në vendin e dytë me 20 pikë një më pakë se liderët Arsenal, derisa United është në vendin e gjashtë me 12 sosh./Shqip.com