Sport Ndërkombëtar

Manchester Unitedin e presin sfida të vështira

Ole Gun Solskjaer

Manchester United e kanë nisur mirë sezonën në Premierligë, pasi gjenden në vendin e katërt me vetëm dy pikë më pak se Chelsea që është lidere.

Por, sfidat e radhës do jenë tejet të vështira për “Djajtë e Kuq”, pasi do kenë kundërshtarë të fortë përballë, shkruan Shqip.com.

Fillmisht në kuadër të Premierligës do luajnë në udhëtim te Leicesteri të cilët e kanë dëshmuar viteve të fundit që janë një “arrë e fortë” në Angli.

Ndërsa, pastaj do e presin në “Teatrin e Ëndrrave”, Atalantën.

Five reasons Manchester United will win the Premier League in 2021/22 -  United In Focus
Manchester United gjatë një ndeshja kampionale në Premierligë

Ndeshja e tretë do jetë një e “zjarrtë”, pasi do përballen ndaj Liverpoolit, por përparësia e Unitedit qëndron në faktin që përballja zhvillohet në “Old Trafford”.

Dhjetë ndeshjet e ardhme të Manchester United:

Leicester (a)

Atalanta (h)

Liverpool (h)

Spurs (a)

Atalanta (a)

Man City (h)

Ëatford (a)

Villarreal (a)

Chelsea (a)

Arsenal (h)

Nëse në këto takime regjistrohen rezultate negative, mund të ketë edhe ndryshim të trajnerit, pasi Ole Gun Solskjaer që nga ardhja e Ronaldos është duke pasur një presion më të madh nga publiku.

Në dy ose tri ndeshjet e ardhshme, ai nuk do mundet të llogaritë në Raphael Varane dhe Harry Maguire, të cilët janë të lënduar./Shqip.com