Sport Ndërkombëtar

Manchester United po mposhtet nga Watfordi

Ole Gun Solskjaer

Manchester United nuk po arrin të këndellet asesi.

“Djajtë e Kuq” po pësojnë humbje me rezultat 2-0 nga Watfordi, pas 45 minutave lojë, shkruan Shqip.com.

Watfordi pati mundësi të kalojë në epërsi pas vetëm 11 minutave lojë, sepse u akordua penalti.

Por, nga pika e bardhë, Ismaila Sarr u tregua i pasaktë.

Ndërsa, teksa po zhvillohej minuta e  28-të, ishte Joshua King, që e dërgoi topin në portën e David De Gea-s.

https://twitter.com/OficialSala12/status/1462082674219266059?s=20
Goli i shënuar nga Joshua King

Kur pritej kundërpërgjigjja e Manchester United, ndodhi e kundërta.

Skuadra vendase shënoi edhe një herë, me anë të Sarr, një minutë para se të përfundonte pjesa e parë.

Me rezultatin aktual, Unitedi zbret në vendin e tetë me 17 pikë, kurse Watfordi ngritet në vendin e 13-të.

Në ndeshjet tjera janë shënuar këto rezultate:

Aston Villa 0-0 Brighton
Burnlet 2-3 Crystal Palace

Newcastle United 2-2 Brentford

Norëich City 1-1 Southampton

Wolverhampton 0-0 West Ham United /Shqip.com