Sport Ndërkombëtar

Manchester United në çerekfinale të Ligës së Evropës, fiton sërish ndaj Betisit

(Foto: Twitter/Manchester United)
(Foto: Twitter/Manchester United)

Skuadra angleze Manchester Unitedi e ka fituar edhe ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Evropës ndaj Real Betisit (1-0).

United ishin bindës (4-1) në Old Trafford dhe pas triumfit edhe në udhëtim, kualifikohen në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm prej 5-1.

Skuadra nikoqire pati më shumë raste shënimi në gjysmën e parë, sidomos përmes Juanmi, mirëpo mungoi konkretizimi.

Mysafirët i intensifikuan shanset në fraksionin e dytë përmes Marcus Rashford dhe ishte pikërisht sulmuesi anglez që shënoi gol të bukur nga një largësi prej adro 20 metrash (56’).

Vendasit nuk ia dolën të bënin asgjë deri në mbyllje të sfidës dhe u eliminuan nga Liga Evropës, ndërkohë që Manchester Unitedi iu bashkohet skuadrave çerekfinaliste.

/Shqip.com