Sport Ndërkombëtar

Manchester United në borxh afër 1 miliard euro

Manchester United

Manchester United ka pasur probleme të shumta ekonomike viteve të fundit. Arritjet e skuadrës nuk kanë qenë aq të mëdha, çka përkthehet në mungesë fitimesh.

Në të tilla kushte, situata në Manchester është shumë serioze dhe sipas asaj që shkruan BBC, ky klub gjigand i Premierligës ka borxh pothuajse 1 miliard funte.

Sipas shifrave të reja, Manchester United ka 969.6 milionë funte borxh bruto, nuk mund të lihen pa përmendur huamarrjet bankare dhe tarifa të përgjithshme të papaguara.

Klubi synon që të shlyejë pjesën kryesorë, ose e thënë në shifra 650 milionë dollarë.

Sa i takon marrëveshjes me një qendër kredish, detyrimet ndaj këtyre të fundit janë 206 milion paund, sakaq tarifa të papaguara janë 227 milion paund.

Për të ardhmen, situata mund të vijë duke u përmirësuar, pasi klubi ka fituar 6.3 milion paund, ndërsa të ardhurat nga sponsorizimi janë rritur 43.2% në 50.4 milion funte gjatë tremujorit të kaluar.

Shitja e Manchester United shihet si një zgjidhje e mundshme, me mundësitë që janë të shumta.

/Shqip.com