Sport Ndërkombëtar

Manchester United gabojnë përsëri në Premierligë

Evertoni dhe Manchester United ndahen baraz

Pas fitores që e shënuan në Ligën e Kampionëve kundër Villarrealit u mendua që Manchester United janë “këndellur”, por sot e ata e dëshmuan të kundërtën.

“Djajtë e Kuq” janë ndarë baraz me rezultat 1-1 kundër Evertonit, shkruan Shqip.com.

Në këtë ndeshje, Solskjaer vendosi që të pushonte disa futbollistë duke i lënë në bankën rezervë, përfshirë edhe Cristiano Ronaldon, por gjërat nuk shkuan sipas planit.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Anothony Martial në minutën e 43-të, pas një asistimi të dhënë nga Bruno Fernandes.

Goli i shënuar nga Martial

Në pjesën e dytë u inkuadruan Ronaldo dhe Sancho, ama gjërat morën një rrjedhë tjetër.

Andros Townsend në minutën e 65-të e tundi rrjetën e David De Geas për ta barazuar rezultatin në 1-1.

Deri në fund të takimit, Evertoni shënuan edhe njherë me anë të Yerry Minas, por goli u anulua nga VAR-i.

Goli i shënuar nga Towsend

Pas këtij takimi, Unitedi gjendet në pozitën  e tretë me 14 pikë, aq sa ka edhe Evertoni që është një pozitë më poshtë për shkak të golaverzhait më të dobët./Shqip.com

Cristiano Ronaldo i “frustruar” pas ndeshjes