Sport Ndërkombëtar

Manchester United mposhtet nga Young Boys

Manchester United mposhtet nga Young Boys

Ndeshjen e nisën furishëm, duke shënuar në minutën e 13-të, por Manchester United janë befasuar në udhëtim ndaj Young Boys, duke humbur me rezultat 1-2.

“Djajtë e kuq”  kaluan në epërsi me anë të Cristiano Ronaldos, por gjërat nuk shkuan sipas planit për ekipin anglez, shkruan Shqip.com.

Në minutën e 35-të, mbrojtësi i krahut të djathtë, Araon Wan Bisaka u ndëshkua me karton të kuq dhe kështu ndeshja mori një rrjedhë tjetër.

Në pjesën e dytë ishin vendasit që sulmuan më shumë dhe pas më shumë se një orë lojë arritën ta barazojnë rezultatin me anë të Nicolas Ngamaleu.

https://twitter.com/BTSSPORTSMEDIA/status/1437848584838426625?s=20
Goli i fitores i shënuar nga Young Boys

E, kur u mendua se ndeshja ka përfunduar në “skenë” doli Theoson Joedan Siebatcheu që shënoi golin e fitores dhe i siguroi skuadrës së tij pikë të plota.

Kjo ishte ndeshja e parë në kuadër të Grupit F, ndërsa me fillim nga ora 21-00 në kuadër të këtij grupi do përballen Villarreali me Atalantën.

Në takimin tjetër që u zhvillua në të njëjtën kohë, ndërmjet Sevilles dhe Salzburgut gjithçka përfundoi me një barazim.

Në pjesën e parë të kësaj ndeshje u ekzektuan katër penalti, tre në të mirë të Salzburgut dhe një në të mirë të ekipit spanjoll.

Për Salzburgun shënoi Luka Susic, ndërsa për Sevillën, Ivan Rakitic.

https://twitter.com/ifast222/status/1437830681673994244?s=20
Goli i barazimit i shënuar nga Ivan Rakitic

Ndeshja tjetër e këtij grupi (G), ku takohen Llile-Wolfsburg fillon nga ora 21-00./Shqip.com