Sport Ndërkombëtar

Manchester United – Leicester City, formacionet zyrtare

FOTO: The Sun
FOTO: The Sun

Manchester United do të përballet me Leicester Cityn në kuadër të xhiros së 24-të në Premierligë.

Djajtë e Kuq janë në formë të shkëlqyer dhe në këtë takim vijnë pas fitores së pastër te Leeds 0-2.

Nga ana tjetër edhe ‘dhelprat’ kanë gjetur formën e mirë dhe në tre ndeshjet e fundit kanë marrë shtatë pikë duke iu larguar fundit të tabelës.

United kërkon fitoren e radhës pasi duan ta shfrytëzojnë gabimin e Cityt dhe t’i afrohen sa më shumë me pikë.

Në anën tjetër Leicester City kërkon të shkaktojë  një befasi të radhës në Old Traford.

Formacionet zyrtare:

Man Utd: De Gea, Dalot, Lindelof, Martinez, Shaw, Fred, Sabitzer, Fernandes, Rashford, Weghorts Garnacho.

Leicester City: Ward, Castagne, Souttar, Faes, Kristiansen, Mendy, Dewsbury-Hall, Maddison, Barnes, Tete, Iheanacho.

/Shqip.com