Sport Ndërkombëtar

Manchester United konfirmon largimin e Lingard

Hapin e Paul Pogbas do ta ndjek edhe Jesse Lingard.

I diplomuari i akademisë së Djajve të Kuq nuk do të zgjasë qëndrimin e tij në “Old Trafford” dhe ndjek Pogban.

Jesse Lingard do të largohet nga Manchester United këtë verë, konfirmoi klubi të mërkurën.

Kontrata e ndërkombëtarit anglez skadon në qershor dhe nuk do të rinovohet përpara sezonit të ardhshëm.

Largimi i Lingard u njoftua vetëm disa orë pasi Man Utd konfirmoi se Paul Pogba ka luajtur gjithashtu ndeshjen e tij të fundit për klubin.

“Manchester United mund të konfirmojë se Jesse Lingard do të largohet nga klubi kur kontrata e tij të skadojë në fund të qershorit”, u njoftua në faqen e internetit të ekipit të Old Trafford.

Ligard erdhi përmes akademisë së të rinjve të United dhe bëri debutimin e tij për në gusht 2014, në moshën 21-vjeçare.

Ai u bë një lojtar i rëndësishëm në sezonin 2015-16 kur bëri 40 paraqitje në të gjitha garat.

Jesse Lingard

Ai mbajti një rol kyç në ekipin e United gjatë disa sezoneve të ardhshme nën drejtimin e Louis van Gaal dhe Jose Mourinhos, por u largua krejtësisht në sezonin 2020-2021 nga Ole Gunnar Solskjaer.

Sulmuesi më pas u huazua te West Ham në gjysmë të sezonit dhe luajti një rol kryesor për Hammers, të cilët shpresonin ta nënshkruanin atë në baza të përhershme, por ai përfundoi duke qëndruar në United.

Megjithatë, 29-vjeçari luajti në vetëm 22 ndeshje për klubin këtë sezon dhe dukej se do të largohej këtë verë./Shqip.com