Sport Ndërkombëtar

Manchester United ka triumfuar ndaj Nottingham Forestit

Credit: Getty
Credit: Getty

Gjiganti anglez Manchester United ka triumfuar 2-0 ndaj Nottingham Forestit në kuadër të javës së 31-të në Premeirligë.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 32-të, kur Antony realizoi nga afërsia për 1-0.

Bruno Fernandes (57’), e goditi shtyllën horizontale, por topi do të ishte futur brenda nëse nuk do të prekej nga portieri Kylor Navas.

Ishte minuta e 76-të e takimit kur Antony Asistoi te Diogo Dalot, që realizoi për 2-0, për t’i siguruar ekipit të tij tri pikë.

Pas javës së 31-të, Manchester United është në vendin e tretë me 59 pikë, ndërsa në xhiron e 32-të do të kenë punë me Tottenhamin.

/Shqip.com