Sport Ndërkombëtar

Manchester United insiston për shërbimet e Wout Weghorst

Gjiganti anglez, Manchester United synon që të përforcohet në sulm me Wout Weghorst.

Megjithatë, klubi anglez nuk do ta ketë aspak të lehtë që të sigurojë shërbimet e holandezit.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se Man United po punon për të gjetur një zgjidhje me Besiktasin dhe Burnleyn për të përfunduar marrëveshjen me Weghorst.

Bisedimet do të vazhdojnë pasi lojtari është shumë i qartë; ai nuk dëshiron ta humbasë këtë shans të madh, Erik ten Hag e dëshiron atë gjithashtu në skuadër.

30-vjeçari është futbollist i Burnleyt, por i huazuar te Besiktasi. Marrëveshja vlen deri në fund të sezonit.

Në marrëveshjen mes klubeve ekziston edhe opsioni i blerjes pas përfundimit të sezonit, të cilin mund ta shfrytëzojë klubi turk.

Ndryshe, Wout Weghorst me Burnleyn ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

/Shqip.com