Sport Ndërkombëtar

Manchester United i gatshëm të dëgjojë ofertat për Ronaldon

Cristiano Ronaldo

Manchester United është i gatshëm të dëgjojë ofertat për Cristiano Ronaldon këtë verë.

Mesazhi publik i United ka qenë se Ronaldo nuk është në shitje pas dështimit të tij për t’u paraqitur në stërvitjet parasezonale për katër ditë radhazi.

Ai ka përmendur arsye familjare, një shpjegim që klubi e pranon.

Cristiano Ronaldo

Vendimi përfundimtar do të jetë tek Ronaldo, duke i lënë derën e hapur atij që të ndryshojë mendje dhe të qëndrojë në Old Trafford.

Sky Sports News i është thënë se agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes, ka shpenzuar javët e fundit duke shitur ‘efektin Cristiano’ te klubet.

Bashkëpronari i Chelsea, Todd Boehly është ndër drejtuesit që po shqyrton një lëvizje, me Blutë që kanë diskutuar gjithashtu një lëvizje për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Neymar.

Megjithatë, Chelsea po përqendrohet në marrëveshjet për Raheem Sterling dhe Raphinha, me klubin që vetëm nënshkrimet e lojtarëve dëshiron trajneri Thomas Tuchel.

Me Mendes kanë pasur kontakt edhe Bayern Munich, Barcelona dhe Napoli.

Cristiano Ronaldo

Mungesa e Ronaldos vjen pas informimit të United se dëshiron të largohet nga Old Trafford këtë verë nëse arrin një ofertë e përshtatshme .

Ronaldo duhej të ribashkohej me shokët e tij të skuadrës të hënën, por në vend të kësaj ka qenë duke u mbajtur në formë në bazën stërvitore të Portugalisë – Cidade do Futebol – për ditët e fundit.

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Gary Neville beson se e ardhmja e Ronaldos në United nuk mund të bëhet një “sagë” këtë verë.

Gary Neville

37 vjeçari e zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm në nivel personal, ani pse rezultat ekipore munguan.

Ai e mbylli sezonin me 18-të gola, në 30 ndeshje të zhvilluara

Teksa, shënoi edhe tri asistime dhe ishte në formacionin e vitit në Premierligë.

Vlera e tij në tregun e transferimeve është 30 milionë euro – sipas “Transfermarkt./Shqip.com