Sport Ndërkombëtar

Manchester United hynë në garë për Gnabryn

Manchester United ka shfaqur interesim për transferimin e sulmuesit të Bayern Munichut, Serge Gnabry.

Me vetëm 18 muaj të mbetur deri në përfundimin e kontratës së tij, drejtuesit e klubit nga Allianz Arena ende nuk e kanë rënë dakord me Gnabryn për kontratë të re.

Situata e yllit gjerman ka nxitur klubet e mëdha si Barcelona, ​​Real Madrid dhe United të interesohen për transferimin e lojtarit.

Sipas faqes Fussball Transfers, këto tre klube të mëdha evropiane mbeten në kërkim për shërbimet e Gnabryt.

Nëse ai vazhdon t’i rezistojë Bayernit dhe përpjekjeve të tyre për ta mbajtur atë në klub, Gnabry mund të jetë i disponoheshim me një çmim të ulët gjatë afatit kalimtar të verës.

Gnabry është njëri nga sulmuesit anësorë më të mirë te Bayern Munich, duke fituar tre tituj të Bundesligës dhe Ligën e Kampionëve më 2020.

Këtë sinor ai ka zhvilluar 30-të paraqitje dhe ka shënuar 12-të gola në të gjitha kompeticionet./Shqip.com