Sport Ndërkombëtar

Manchester United heq nga lista e transferimeve Anthoy Martialin

Anthony Martial

Anthony Martial nuk do të largohet nga Manchester United në këtë afat kalimtar veror, transmeton Shqip.com.

E përditshmja angleze, “The Telegraph”, raporton se klubi nuk e ka ndër mend të humb cilësit e lojtarit francez, edhe pse ky i fundit nuk mund të konsiderohet si një nga lojtarët e preferuar të Ole Gunnar Solskjaer.

Vetëm dy ditë më parë, u përfol për një interesim të Interit për 25-vjeçarin, madje ata kishin gati edhe shumën prej 60 milionë euro drejtë “Djajve të Kuq” për shërbimet e francezit.

Megjithatë, pavarësisht interesimit, skuadra angleze ka vendosur ta mbajë atë në skuadër.

Edicionin e kaluar të Premier League, Martial ishte titullar në 17 ndeshje për United, duke shënuar vetëm katër gola.

Sulmuesi francez u transferua te Manchester United nga Monaco në vitin 2015 për 60 milionë euro.

Gjatë kësaj periudhe me klubin ai ka shënar 78 gola në 258 paraqitje garuese për ta, derisa ka kontratë deri në vitin 2024./Shqip.com