Sport Ndërkombëtar

Manchester United heq dorë nga kane, e synon këtë sulmues

Klubi anglez, Manchester United, raportohet se është tërhequr nga gara për transferimin e yllit të Tottenhamit, Harry Kane.

Sulmuesi i ‘Tre Luanëve’, prej kohësh është cak i ‘Djajve të Kuq’, por sipas medieve britanike, tashmë Manchester United kanë hequr dorë nga Kane.

Krerët e klubit nga ‘Old Trafford’ tani janë hedhur në sulm për yllin e Atalantës, Rasmus Hojlund, i cili nga menaxheri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag shihet lojtar ideal për skuadrën e tij në sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, klubi anglez thuhet se është duke i shikuar edhe opsionet tjera për repartin e sulmit.

/Shqip.com