Sport Ndërkombëtar

Manchester United fiton thellë ndaj Nottingham Forestit

Skuadra angleze Manchester United është rikthyer me fitore në Premierligë.

Ekipi I drejtuar nga trajneri Erik ten Hag fitoi si vendase sonte ndaj Nottingham Forestit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të.

Në stadiumin “Old Trafford” “Djajtë e Kuq” fituan lehtësisht dhe me rezultatin e pastër 3:0.

Marcus Rashford (19’), Anthony Martial (22’) dhe Fred (87’) ishin autorët e golave të fitores.

Manchester Unitedi pas kësaj fitore ka 29 pikë dhe renditet i pesti në tabelë.

Nottingham Foresti mbetet i parafundit (19) me 13 pikë.

/Shqip.com