Sport Ndërkombëtar

Manchester United fiton thellë ndaj Leicesterit

FOTO: Daily Mail
FOTO: Daily Mail

Manchester United ka fituar 3-0 ndaj Leicesterit në kuadër të javës së 24-të në Premierligë.

Pas 25 minutash lojë, Djajtë e Kuq kaluan në epërsi me golin e Marcus Rashford që u asistua prej Bruno Fernandes.

Me këtë gol përfundoi edhe pjesa e parë, edhe pse të dy skuadrat patën raste të tjera shënimi.

Në 45 minutat e dytë u shënuan dy gola të tjerë nga vendasit, për të vulosur fitoren e tyre.

Ishte minuta e 58-të e përballjes, kur Fred asistoi te Rashford, që realizoi të dytin për skuadrën e tij dhe të dytin personal.

Për rezultatin 3-0 u përkujdes Jadon Sancho, që shënoi në minutën e 61-të, kur Fernandes e gjeti atë për mrekulli.

Pas javës së 24-të, Manchester United vazhdon qëndrimin në vendin e tretë me 49 pikë, pesë pikë mbrapa liderit Arsenalit, ndërsa në xhiron e 25-të, do të kenë punë me Liverpoolin.

/Shqip.com