Sport Ndërkombëtar

Manchester United është mposhtur nga Brighton

FOTO: The Sun
FOTO: The Sun

Manchester United është mposhtur 1:0 nga Brighton në sekondat e fundit të ndeshjes.

Sfida ishte duke shkuar drejt barazimit pa gola, por në sekondat e fundit të ndeshjes, Luke Shaw e prek topin me dorë në zonën e rreptësisë dhe shkakton penallti.

Nga 11-metërshi i saktë u tregua McAllister duke i dhënë tri pikë të mëdha Brightonit.

Me këtë fitore Brighton ngjitet në pozitën e gjashtë me 55 pikë, një më shumë se Aston Villa dhe Tottenham që kanë pozitat shtatë dhe tetë.

Gjithashtu, Brighton ka edhe dy ndeshje më pak të luajtura.

/Shqip.com