Sport Ndërkombëtar

Manchester United e konfirmon numrin e ri të fanellës për Antony

Manchester United e ka konfirmuar se cilin numër do të mbaj në fanellë transferimi i ri Antony.

Brazilian do të luajë me numrin 21, kurse Martin Dubravka ka rrëmbyer numrin 31.

Antony pritet ta vesh bluzën e tij të re dielën, kur United presin në “Old Trafford”, Arsenalin.

Sulmuesi nuk është lojtari i parë nga Amerika e jugut që e vesh fanellën me numrin 21 te United, pasi Diego Forlan, Rafael da Silva dhe së fundmi Edinson Cavani e kanë përdorur të gjithë këtë numër.

Antony iu bashkua “Djajve të Kuq”, disa ditë më parë nga Ajaxi.

Ardhja e Antony i qoi shpenzimet verore të United në mbi 220 milionë funte, pas marrëveshjeve të mëparshme për Martinez, Casemiro dhe Tyrell Malacia.

Christian Eriksen gjithashtu është bashkuar në një transferim të lirë pasi kontrata e tij afatshkurtër në Brentford i skadoi./Shqip.com