Sport Ndërkombëtar

Manchester United e kërkon yllin e PSG-së

FOTO: Getty Images
FOTO: Getty Images

Manchester United kërkon shërbimet e yllit të Paris Saint-Germain (PSG), Marco Verratti.

Sipas “Fichajes”, Man United është i interesuar për një lëvizje të mundshme për mesfushorin e PSG, Marco Verratti në merkaton e ardhshme.

Sipas raportit, mesfushori italian nuk është i kënaqur me drejtimin aktual të PSG-së dhe po mendon të largohet nga klubi.

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag e sheh atë si një partner ideal për Casemiro dhe do të donte që “Djajtë e Kuq” të shkonin për të.

Verratti ka kontratë me parisienët deri në qershor të vitit 2026 dhe sipas “Transfermarkt” vlerësohet 50 milionë euro.

/Shqip.com