Sport Ndërkombëtar

Manchester United e kërkon futbollistin e Francës që shkëlqeu në Botëror

Manchester United është ende në kërkim të një sulmuesi për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon në afatin kalimtar të dimrit.

Sipas ‘Bild’, një nga lojtarët që kryeson listën është Thuram, sulmuesi i Borussia Monchengladbach.

Francezi ka pas një Botërorit të mirë, po ndiqet nga shumë ekipe evropiane.

Kontrata e tij përfundon në qershor dhe ai mund të largohet për pak më shumë se 10 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse e ardhmja e tij do jetë në ‘Old Trafford’.

/Shqip.com