Sport Ndërkombëtar

Manchester United dhe Crystal Palace ndahen në paqe

Crystal Palace dhe Manchester United kanë barazuar me rezultat 1-1 në kuadër të ndeshjes së mbetur nga java e shtatë.

Ndeshja nisi me Djajtë e Kuq që ishin më kërkues dhe krijuan disa raste.

Luke Shaë rrezikoi i pari, ndërsa pas tij Wout Weghorst, por asnjëri nuk qëlloi cakun.

Në minutën e 41-të, Odsonne Edouard gjuajti bukur por David de Gea priti goditjen e tij.

Man Utd shënoi në minutën e 43-të, kur Bruno Fernandes gjuajti bukur pas asistimit të Christian Eriksen për të shënuar për 1-0.

Pjesa e dytë ishte më e varfër nga rastet, ndërsa goli i barazimit u shënua në kohën shtesë.

Michael Olise gjuajti bukur nga goditja e dënimit për të shënuar për 1-1.

Me këtë Barazim Manchester United ngjitet në vendin e tretë me 39 pikë, aq sa ka Manchester City në vendin e dytë.

/Shqip.com