Manchester United bën gati 80 milionë euro për këtë sulmues

Lautaro Martinez ka përfunduar në listën e dëshirave të Manchester United. Lajmi raportohet nga Football Insider sipas të cilit anglezët janë gati të ofrojnë 80 milionë euro për sulmuesin e Interit.
Veç të tjerash argjentinasi i pëlqen së tepërmi trajnerit të United, Erik Ten Hag, që e konsideron Lautaron si lojtarin ideal për sulmin e tij, sidomos duke parë vështirësinë për të arritur te Harry Kane i Tottenham, të cilin Spurs e vlerësojnë 115 milionë euro.
Zikaltërit natyrisht nuk kanë ndër mend të privohen nga Lautaro me të cilin kanë një kontratë deri në vitin 2026 të rinovuar një vit e gjysmë më parë. Pa të ardhurat e Champions, Interi mund të detyrohet të sakrifikojë ndonjë nga lojtarët e rëndësishëm, Lautaro për të thënë të vërtetën nuk është në këtë listë, por gjithsesi situata financiare mund të detyrojë zikaltërit të shikojnë ofertën.

Me siguri 80 milionët e ofruar nga “Djajtë e Kuq” nuk do të konsideroheshin mjaftueshëm për një lojtar që edhe këtë vit është në kuotën e 21 golave dhe 8 asistimeve duke përfshirë kampionatin, Champions dhe Kupën e Italisë.
/Shqip.com