Sport Ndërkombëtar

Manchester United arrin fitore të thellë ndaj Real Betisit

FOTO: The Sun
FOTO: The Sun

Manchester United ka arritur fitore të madhe në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Evropës ndaj Betis.

Djajtë e Kuq kanë triumfuar me rezultat 4-1, duke bërë një hap të madh drejt kalimit në çerekfinale të Ligës së Evropës.

Serinë e golave e hapi sulmuesi anglez Marcus Rashford, kur realizoi brenda zonës për të kaluar Djajtë e Kuq në epërsi 1-0 në minutën e gjashtë.

Megjithatë mysafirët u kthyen në lojë pas gjysmë ore lojë, kur Perez barazoi shifrat në 1-1 pas asistimit nga Juanmi.

45 minutat e para u mbyllën baras 1-1, derisa në pjesën e dytë United riktheu gjithçka nën kontroll.

Bruno Fernandes asistoi te Antony që realizoi për 2-1 në minutën e 52-të.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, mesfushori portugez Bruno Fernandes kësaj radhe gjeti golin e parë personal në këtë sfidë duke ngritur epërsinë në 3-1.

E krejt në fund të ndeshjes, ishte minuta e 84-të kur sulmuesi holandez Wout Weghorst realizoi për rezultatin përfundimtar 4-1 nga afërsia.

United kësisoj bën një hap të madh drejt kalimit në çerekfinale, edhe pse duhet pritur ndeshja e kthimit që zhvillohet pas një jave në Spanjë.

/Shqip.com