Manchester United afër finales së “Carabao Cup”, fiton thellë ndaj Nottingham Forest
Skuadra angleze Manchester United ka shënuar fitore ndaj Nottingham Forest me rezultat 3:0 në kuadër të EFL Cup.
“Djajtë e Kuq” triumfuan 0:3 në udhëtim ndaj Nottingham Forest.
Manchester United e kreu detyrën qysh në pjesë të parë, kur shënoi dy gola.
Fillimisht Marcus Rashford realizoi në minutën e gjashtë të ndeshjes për 0:1, pas një depërtimi të bukur.
Vendasit shënuan në minutën e 23-të nëpërmjet Surridge, por goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.
E në minutën e fundit të pjesës së parë, Wout Weghorst ia bëri “sefte” me Manchester Unitedin, duke e dyfishuar epërsinë.
Në minutën e 89-të, Bruno Fernandes realizoi për 0:3 dhe epilogun e këtij takimi.
Me këtë fitore, Manchester United ka bërë hap të madh drejt finales së “Carabao Cup”.
/Shqip.com