Sport Ndërkombëtar

Manchester City sigurt drejt titullit

Manchester City ka bërë hapin e radhës drejt titullit të kampionit, pasi sot ka fituar në udhëtim te Evertoni me rezultat 3-0.

 “The Citizens” e vendosën ndeshjen në shinat e duhura që në pjesën e parë kur shënuan dy herë brenda dy minutave (37 dhe 39). Ai që zhbllokoi shifrat ishte Ilkay Gundogan që realizoi një gol shumë të bukur nga brenda zonës ndërsa më pas, turku asistoi për Erling Haaland që firmosi golin numër 36 në Premier League.

Me shifrat 0-2 u mbyll pjesa e parë ndërsa në fraksionin e dytë, City gjeti edhe golin e tretë me anë të Gundogan që ishte autor i një performance fantastike.

City ruan vendin e parë me 85 pikë ndërsa Everton mbetet e përfshirë në vorbullën e mbijetesës teksa renditet në vendin e 17-të me 32 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Brentford mposhti me shifrat 2-0 West Ham teksa të dy golat u shënuan në pjesën e parë nga ana e Mbeumo dhe Wissa. Pas kësaj fitoreje, Brentford ngjitet në kuotën e 53 pikëve në vend të nëntë ndërsa nga ana tjetër, West Ham mbetet në vendin e 15-të me 37 pikë.

/Shqip.com