Sport Ndërkombëtar

Manchester City – Sevilla, sonte ndeshja për Superkupën e Evropës

Në stadiumin “Karaiskaqi” të Greqisë do të luhet sonte ndeshja për Superkupën e Evropës mes Manchester Cityt kampion të Champions League dhe Sevillias, që mposhti Romën në Europa League.

Kjo do jetë hera e parë në historinë e Manchester Cityt që drejtohet nga Guardiola për të fituar këtë trofe. Gjithashtu do ishte një ngushëllim pas humbjes së finales së Superkupës së Anglisë kundër Arsenalit.

 Sa i përket Pep Guardiolës, spanjolli për herë të fundit ka luajtur një finale Superkupe në 2013 kur drejtonte Bayern Munchen, ndërsa këtë trofe e ka fituar dy herë në 2009 dhe 2011 me Barcelonën.

Në prag të kësaj finaleje trajneri spanjoll ka thënë se kjo është një tjetër mundësi për trofe dhe do të bëjë gjithçka për të mos e çuar dëm.

Ndërsa, Sevillia që nga viti 2006 ka fituar 7 herë Europa Leaguen dhe pavarësisht se ka luajtur po kaq finale të Superkupës së Evropës ia ka dalë vetëm një herë të fitojë trofeun. Të besuarit e Mendilibar do të kenë disa mungesa në Greqi siç janë Fernando dhe Nianzou, ndërsa para ndeshjes klubi ka kërkuar një tjetër trofe për të gëzuar tifozët.

/Shqip.com