Sport Ndërkombëtar

Manchester City rikthehet në vendin e parë pas fitores ndaj Fulhamit

FOTO: The Sun
FOTO: The Sun

Manchester Cityt ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim kundër Fulham me rezultatin 1:2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në Premierligë.

Tre golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë të këtij takimi. Fillimisht shënoi Erling Haaland në minutën e 3’të nga pika e bardhë e penalltisë.Në minutën e 15’të, lojtari i klubit vendas Carlos Vinicus barazoi shifrat në 1:1.

Por, me një gol tejet të bukur sulmuesi argjentinas, Julian Alvarez i dha epërsinë Manchester Cityt.

Tani ekipi i Pep Guardiolas ngritët në pozitën e parë me 76 pikë, një më shumë se vendi i dytë, Arsenal  (75) dhe plus ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

/Shqip.com