Manchester City rikthehet në vendin e parë pas fitores ndaj Fulhamit
Publikuar:
(30.04.2023 17:13:26)

Manchester Cityt ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim kundër Fulham me rezultatin 1:2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në Premierligë.
Tre golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë të këtij takimi. Fillimisht shënoi Erling Haaland në minutën e 3’të nga pika e bardhë e penalltisë.Në minutën e 15’të, lojtari i klubit vendas Carlos Vinicus barazoi shifrat në 1:1.
Por, me një gol tejet të bukur sulmuesi argjentinas, Julian Alvarez i dha epërsinë Manchester Cityt.
Tani ekipi i Pep Guardiolas ngritët në pozitën e parë me 76 pikë, një më shumë se vendi i dytë, Arsenal (75) dhe plus ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
/Shqip.com