Sport Ndërkombëtar

Manchester City “poshtëron” Bayernin, Inter fiton në udhëtim te Benfica

Manchester City dhe Inter me “një këmbë” janë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pas fitoreve që i shënuan sonte ndaj Bayern Munich (3-0), përkatësisht Benficas (2:0), shkruan Shqip.com.

Ndeshja në “Etihad Stadium” shihej edhe si finale para finales, por skuadra angleze sonte ishte bindëse dhe bëri hapin e madh drejt gjysmëfinales.

Rodri me një gol të bukur në minutën e 27-të i kaloi “Qytetarët” në epërsi dhe me shifrat 1:0 përfundoi pjesa e parë.

Bernardo Silva e shtoi epërsinë e vendësve në minutën e 70-të, ndërsa vetëm shtatë minuta më vonë (77’), Erling Haaland shënoi për 3-0, që ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Edhe Inter është shumë pranë gjysmëfinales, pasi fitoi në udhëtim te Benfica me shifrat 2-0.

Nicolo Barella (51’) e kaloi skuadrën italiane në epërsi, ndërsa për 0-2 shënoi Romelu Lukaku (82’) nga penalltia.

/Shqip.com