Sport Ndërkombëtar

Manchester City nuk ndalet, mposht edhe Newcastle

Manchester City ka shënuar fitore në shtëpi, pasi ka mundur 1-0 Newcastlen, në kuadër të javës së dytë të Ligës Premiere.

Episodi që ka vendosur takimin ka ndodhur në minutën e 31-të. Julian Alvarez mori një top në zonë nga Foden dhe ka mposhtur Pope me një gjuajtje perfekte.

Newcastle luftoi deri në minutën e fundit, por nuk arriti të shmangë humbjen.
Ekipi i Guardiolas, nga ana tjetër, ka shkuar disa herë afër golit, por Haaland është treguar i pasaktë para portës.

Kampionët në fuqi të Anglisë ndodhen në vendin e dytë të renditjes me pikë të barabarta me Brightonin kryesues, ndërsa Newcastle ka rënë në vendin e gjashtë pas humbjes së sotme.

Javën e ardhshme City do të luajë në fushën e Sheffield United, ndërsa Newcastle do të presë në shtëpi Liverpoolin.

0

/Shqip.com