Sport Ndërkombëtar

Manchester City – Manchester United, finalja nis me këto formacione

Sot, me fillim nga ora 16:00 stadiumi “Wembley” do të jetë nikoqir i finales së FA Cup, ku Manchester City dhe Manchester United përballen mes vete, në derbin e njohur ndryshe si “Derbi i Mançesterit”.

Kampioni i Premier Ligës, Manchester City dëshiron që ta vazhdojë ëndrrën për tripletë, ku nëse e fiton këtë trofe, sytë do të jenë vetëm te Liga e Kampionëve.

Në anën tjetër, United synon që ta fitojë këtë përballje dhe ta ngre trofeun e dytë këtë sezon, pas trofeut të fituar të Carabao Cup.

Për ta prekur finalen, City e mposhti 3:0 në gjysmëfinale Sheffield United, kurse United shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Brightonit.

Fakt interesant është që vetëm një ndeshje nga 15 përballjet e fundit mes këtyre dy ekipeve ka përfunduar me barazim brenda 90 minutave lojë. City ka tetë fitore dhe gjashtë humbje.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Cityn nuk paraqitet i suspenduari Mendy, kurse te United mungojnë Greenwood, Jones, Martial, Martinez, Sabitzer, van de Beek dhe Antony.

Manchester City (4-3-3): Ortega Moreno; Walker, Stones, Dias, Akanji; Rodrigo, De Bruyne, Gundogan; Bernardo, Grealish, Haaland

Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Shaw, Lindelof, Varane, Wan-Bissaka; Eriksen, Casemiro; Fernandes, Fred, Sancho; Rashford.

/Shqip.com