Sport Ndërkombëtar

Manchester City “demolon” Leipzigu, Haaland shënon pesë gola

Manchester City ka shënuar fitore bindëse me shifrat 7:0 ndaj RB Leipzig në “Etihad Stadium” në ndeshjen kthyese të 1/16 së finales në Ligën e Kampionëve.

Pa dyshim që figura qendrore e mbrëmjes ishte Erling Haaland, i cili shënoi pesë gola.

Sfida e parë e zhvilluar në “Red Bull Arena” përfundoi me rezultat të barabartë (1-1) dhe pas ndeshjes kthyese, skuadra angleze vazhdon në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm prej 8-1.

“Citizens” i dhanë fund dyshimit për fituesin që në pjesën e parë dhe golashënuesi kishte vetëm një emër – Erling Haaland.

Norvegjezi realizoi het-trik në pjesën e parë, duke shënuar nga pika e bardhë (22’), pas një goditje të Kevin De Bruyne që u përplas në shtyllë dhe shkoi te ai (24’) për 2:0 dhe duke shfrytëzuar një kaos të krijuar në zonë (45’+2).

Akoma më i furishëm ishte fillimi i pjesës së dytë. Jack Grealish asistoi te Ilkay Gundogan, i cili u tregua i saktë (49’).

U rikthye Haaland me golin e katërt personal (54’) dhe të pestin për skuadrën e tij në këtë mbrëmje të jashtëzakonshme duke shfrytëzuar një top nga Manuel Akanji.

Gjithmonë në vendin e duhur në kohën e duhur, sulmuesi norvegjez vazhdoi të shënonte dhe ky ishte goli i gjashtë i Citizens, ndërsa i pesti për sulmuesin në këtë mbrëmje.

Rezultatin përfundimtar (7-0) e vendosi Kevin De Bruyne duke realizuar në minutat shtesë (90’+2) pas asistimit nga Riyad Mahrez.

Falë këtij triumfi të jashtëzakonshëm, Manchester City është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

/Shqip.com