Sport Ndërkombëtar

Manchester City barazon, Nottingham i bën nder Arsenalit

Manchester City nuk ka arritur më shumë se barazimi 1:1 në ndeshjen në udhëtim te Nottingham Forest, ku ka barazuar 1-1, në kuadër të javës së 24-t në Ligën Premier.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët, kur në minutën e 41-të, Bernardo Silva shënoi gol bukur për 1-0 me një gjuajtje të fortë e të saktë nga jashtë vijës së 16-metërshit.

Edhe në pjesën e dytë City rrezikoi disa herë, me Phil Foden dhe Erling Haaland, por që nuk ishin të saktë.

Në rastin e parë të vërtetë, Nottigham shënoi, kur Chris Wood ishte i saktë në minutën e 84-t për 1-1. Pas rishikimit të VAR, goli u pranua dhe vendasit festuan me të drejtë.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe ky barazim e mban Cityn në vendin e dytë me 52 pikë, dy më pak se Arsenali, ndërsa Nottigham ka 24 pikë.

/Shqip.com