Sport Shqiptar

Manaj në mes Italisë e Spanjës

Sulmuesi shqiptar Rey Manaj është larguar me marrëveshje nga Watfordi. Futbollisti kuqezi sapo është kthyer nga lëndimi dhe nëse një klub interesohet, duhet të presë edhe rikuperimin e tij.

Në mediet italiane, konkretisht sipas “ildot.it”, Manaj është në ‘radarin’ e Cosenzas, ekip që ndodhet në Serie B dhe po lufton për mbijetesë. Manaj shihet si lojtar i duhur për të ndihmuar në arritjen e objektivit.

Gjithashtu nga Spanja është raportuar se nuk përjashtohet edhe një rikthim tek Albaccete në Kategorinë e Dytë spanjolle.

/Shqip.com