Sport Shqiptar

Manaj ndahet me Watfordin, tani e ka vetëm një mundësi

Rey Manaj nuk është më futbollist i Watfordit. Ai është larguar zyrtarisht nga klubi anglez që garon në Championship. Eksperienca e sulmuesit të Kombëtares shqiptare në Angli nuk ka zgjatur më shumë se 6 muaj.

Watford dhe Manaj ndërprenë kontratën me marrëveshje. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Kemi ndërprerë kontratën me Rey Manaj me marrëveshje. I urojmë suksese Manajt në vazhdim”, shkrun klubi anglez.

Manaj luajti në gjashtë ndeshje me Watford, ku shënoi vetëm një gol. Kjo e diktuar edhe nga dëmtimet e shumta. Tani një mundësi për Manajn është transferimi në Turqi, aty ku afati kalimtar është ende i hapur.

/Shqip.com