Sport Shqiptar

Manaj i bashkohet Watfordit

Rey Manaj

Rey Manaj ka zbarkuar në Angli.

Ai është bërë pjesë e Watordit – në formë huazimi der në fund të këtij sezoni.

Duke marrë parasysh që skuadra angleze ishte pjesë e Premierligës sezonën e kaluar – ndoshta kjo mund të jetë një “rilindje” për të.

Sulmuesi shqiptar ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2023, dhe në fund të kampionatit do jetë lojtar i lirë.

Qendërsulmuesi ishte pjesë e Speazias në kampionatin e kaluar – ku në 30 ndeshje të zhvilluara shënoi pesë gola.

25 vjeçari nuk arriti asesi që të bënte kalimin nga Barça B në ekipin A ani pse shumë shpesh stërvitej me ekipin e parë.

Fusha e gjelbër do e tregojë më së miri – fatin e Manajt. /Shqip.com