Sport Shqiptar

Manaj bëhet me skuadër të re

Rey Manaj ka gjetur një skuadër të re për të vazhduar karrierën.

Sipas raportimeve të medieve spanjolle, sulmuesi shqiptar do të bashkohet me Sivassporin, me të cilin do të firmosë kontratë 3-vjeçare.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të udhëtojë këtë të premte drejt Turqisë dhe do t’u nënshtrohet analizave mjekësore, për të firmosur më pas kontratën dhe për t’u zyrtarizuar te klubi i ri.

Një humbje kjo për Sampdorian dhe Frosinonen, të cilat javët e fundit ishin duke e ndjekur me interes Manajn.

Rey Manaj shkon me parametra zero te Sivasspor, ndërsa që prej muajit shkurt, pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Watford, ishte lojtar i lirë.

/Shqip.com