Sport Shqiptar

Manaj afër rikthimit në Serie A

Rey Manaj sikur ishte “harruar” si futbollist, por ka dalë sërish në skenë dhe pikërisht aty ku e nisi me futbollin profesionist, në Itali. Sky Sport shkruan se ekipi i Frosinone, të sapo ngjitur në Serie A, po mendojnë për Rey Manajn si një opsion për të përforcuar fazën ofensive. Sulmuesi kuqezi po kalon momentin më të vështirë në karrierë, pasi kalimi i tij te Watford, në Championship, nuk shkoi sipas parashikimeve.

Që nga shkurti, Manaj ka dalë si lojtar i lirë, por për fat të keq, ofertat serioze për të kanë munguar. Rey është një emër i njohur në rrethin e futbollit Italian, pasi në karrierën e tij është aktivizuar më disa klube si Inter, Pescara, e Spezia duke realizuar 9 gola.

Manaj provoi dhe një aventurë të shkurtër në Spanjë, ku Barcelona bleu kartonin e tij, por u aktivizua vetëm me ekipin e dytë.

Frosinone përfaqëson tani një mundësi ideale për Rey Manaj për tu rikthyer edhe një herë në vitrinën e futbollit të rëndësishëm pas një pauze të gjatë.

/Shqip.com