Sport Ndërkombëtar

Man Utd përballet me një betejë të madhe me Barcelonën për Neves

Ruben Neves

Manchester United pritet të ketë shumë punë për të bërë në afatin kalimtar të verës, sidomos për transferimin e mesfushorit të Wolverhampton Wanderers, Ruben Neves.

Djajtë e Kuq synojnë të përfundojnë në top katërshen dhe më pas të forcojnë skuadrën e menaxherit Erik ten Hag për sezonin e ri.

Megjithatë, United ka punë për të bërë nëse duan të vulosin objektivat e tyre kryesore të transferimit.

Sipas mediumit The Mirror, situata që përfshin marrjen e klubit mund të vonojë finalizimin e buxhetit të trajnerit holandez Ten Hag.

Një çështje tjetër është se klube të tjera do të tentojnë për lojtarët e njëjtë sikurse ylli i Wolves, Neves.

Sipas mediumit Revelo, United dëshiron yllin portugez, por Barcelona mund të hyjë përpara tyre dhe të arrij një marrëveshje.

Çmimi i mesfushorit 26-vjeçar sillet rreth 40 milionë euro, ndërsa në të kaluarën është lidhur edhe me Liverpoolin.

/Shqip.com