Sport Ndërkombëtar

Man Utd nënshkruan me portierin Jack Butland

Manchester Unitedi ka konfirmuar zyrtarisht huazimin e portierit Jack Butland nga Crystal Palace, deri në fund të sezonit 2022/23.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ana e klubit anglez.

“Manchester United është i kënaqur të konfirmojë se Jack Butland i është bashkuar klubit në formë huazimi nga Crystal Palace deri në fund të sezonit 2022/23”, thuhet në njoftim.

Portieri 29-vjeçar ka luajtur 87 ndeshje në Premier League. Butland do të jetë zëvendësues i spanjollit David De Gea.

/Shqip.com