Sport Ndërkombëtar

Man City gabon ndaj Southamptonit, Liverpooli vazhdon me hapa të sigurtë

Manchester City ndahet baraz ndaj Sothamptonit

Manchester City ka bërë një hap fals në “luftën” për kreun e tabelës në Premierligë.

Skuadra e udhëhequr nga Pep Gurdiola ka barazuar pa gola kundër Southamptonit në kuadër të gjiros së pestë në Angli, shkruan Shqip.com.

Edhe pse “qytetarët” kishin posedimin e topit dhe kontrolluan ndeshjen, nuk mundën që të regjistrojnë më shumë se një barazim.

Momentalisht, City është në pozitën e dytë me dhjetë pikë, me një ndeshje më shumë se Chelsea, Unitedi dhe Evertoni që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër këtë gabim të City-t e ka shfrytëzuar në maksimum Liverpoooli.

“The Reds” kanë triumfuar ndaj Crystal Palace me rezultat të pastër 3-0 për të qëndruar në pozitën e parë në ishull.

Golat në këtë takim u shënuan nga Sadio Mane, Mohamed Salah dhe Naby Keita.

Goli i shënuar nga Salah

Në ndeshjet tjera u shënuan këto rezultate:

Norwich City 1-3 Watford

Burnley 0-1 Arsenal

Wolverhapton 0-2 Brentford /Shqip.com