Sport Ndërkombëtar

Man.City fut në radar lojtarin e Interit

Zi e kaltrit e Italisë, rrezikojnë të humbin edhe një lojtar pas Andre Onanas që u transferua në Manchester United.

Në radarin e Manchester Cityt ka hyrë Nicolo Barella.

City e ka vendosur si ‘rezervë’ lojtarin e Interit, në rast të largimit të Bernardo Silvës drejt PSG.

Barella ndryshon nga Bernardo Silva, pasi ka karakteristika krejt të ndryshme, por cilësia dhe temperamenti i tij, bënë që kampionët e Evropës të dashurohen me të.

Trajneri i Cityt, Guardiola gjithashtu ka mbetur i impresionuar nga mesfushori italian dhe e konsideron perfekt për formacionin e sezonit të ri.

Në tavolinën e Interit mund të ketë një ofertë që shkon deri te 120 milionë euro, që mund të ishte shifër e parefuzueshme nga ekipi italian.

/Shqip.com