Sport Ndërkombëtar

Man City dhe Liverpool dhurojnë spektakël në pjesën e parë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit, e vlefshme për 1/8 e finales së Carabao Cup.

Rezultati pas 45 minutave të parë është i barabartë 1:1. Erling Haaland kaloi vendasit në epërsi në minutën e 10-të të ndeshjes.

10 minuta më pas, Fabio Carvalho barazoi rezultatin.

Ndeshja pati edhe mjaft shumë raste të tjera shënimi, por rezultati nuk ndryshoi.

/Shqip.com