Rozë

Nëna e Rita Orës “kërkon burrë” për vajzën e saj të madhe

Rita me Vera Orën

Nëna e Rita Orës, Vera është kthyer në një personazh mjaft karizmatik në rrjete sociale, ku numëron mijëra ndjekës.

Ajo bashkë me familjen shihen se janë duke kaluar disa ditë pushimesh në ishujt Hawaii

Gjatë këtij pushimi familjar, nëna e këngëtares së njohur, Vera, kësaj here synimin për martesë e ka ta tek vajza e madhe që vazhdon akoma të jetë beqare.

Këtë e ka thënë Vera përmes një postimi në Instastory. Ajo e ka postuar një fotografi të Elenës me çaj në dorë ku shprehet:

“Qe një çikë gati, di të qes çaj, zbritje deri në vikend” – shkroi ajo.

E vajza tjetër e saj Rita, tash e shumë kohë është në lidhje me Taika Waititin, regjisorin e njohur./SHQIP.com