Sport Ndërkombëtar

Mallorca fiton në fund , për 84 minuta luajti edhe Muriqi

Muriqi, Mallorca

Skuadra e futbollistit të Kombëtares së Kosovës Vedat Muriq, Mallorca ka fituar me rezultat minimal në ndeshjen e javës së 16-të në kuadër të Ligës së Spanjës përball Valladolid.

Edhe pse Muriqi luajti për 84-të minuta ai nuk arriti të linte ndonjë shenjë në fushën e lojës.

Mirëpo kur u mendua se ndeshja do të shkonte drejt barazimit në skenë doli Abdon Prats i cili shënoi golin e fitores në minutën e fundit të ndeshjes.

Pas kësaj fitore Mallorca gjendet në pozitën e 10-të me 22 pikë të grumbulluara ndërsa Valladolid gjendet në pozitën e 15-të me 17 pikë të grumbulluara.

Javën e ardhshme, skuadra e Muriqit do të përballet me Osasunën.

/Shqip.com