Sport Shqiptar

Malisheva transferon mbrojtësin e Ulpianës

Klubi i Futbollit, Malisheva ka transferuar mbrojtësin e krahut të Ulpianës.

Bëhet fjalë për Kastriot Rapucan, i cili kaloi një stinor fantastik me Ulpianën edicionin e kaluar.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Transferimi i ri. Konfirmojmë arritjen e marrëveshjes për transferimin e Kastriot Rapucës nga KF Ulpiana. Mirë se vjen Kastriot”, thuhet në njoftim.

21-vjeçari ishte ndër lojtarët më të mirë në Ulpianë dhe kishte disa oferta nga klubet e Superligës, por në fund vendosi t’i bashkohet Malishevës.

Ai bëri 29 paraqitje, duke shënuar edhe një gol.

Malisheva siguroi mbijetesën në Superligën e Kosovës, por vetëm pas barazhit./Shqip.com