Sport Shqiptar

Maliqi fiton medaljen e argjendtë në Lojërat Evropiane për Universitete

Karateisti kosovar, Betim Maliqi ka arritur një sukses të madh në garat ndërkombëtare.

Ai ka arritur të zërë një vend në podium, duke u stolisur me medalje.

Betimi shkëlqeu me performancën e tij në kategorinë -75 kg duke u shpallur ViceChampion Europian.

Karateisti me paraqitjen e tij rrëmbeu medaljen e argjendtë.

Nga ana tjetër, edhe Karateistet kosovare, të cilat po e përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Universitare në Lodz të Polonisë, kanë arritur një sukses të madh.

Në garat ekipore, vajzat pas tri fitoreve rresht arritën të kualifikohen në finalen e Lojërave Evropiane.

Finalja mbahet të shtunën dhe zhvillohet mes përfaqësueses se Kosovës dhe asaj të Ukrainës./Shqip.com