Lajme

Mali i Zi shpërblen pensionistët që vaksinohen kundër COVID-19

Vaksinimi në Mali të Zi,

Mali i Zi ka njoftuar të gjithë pensionistët që marrin dozën e parë të vaksinës kundër Coronavirusit në muajin korrik do të shpërblehen me një kupon turistik në vlerë prej 50 euro, transmeton SHQIP.

Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi gjithashtu informon se një ditë pushimi pas vaksinimit do t’u ofrohet punonjësve në institucionet shtetërore.

“Të gjithë qytetarët malazezë të cilët janë vaksinuar me vaksinat Sinopharm ose Sputnik V, për qëllime udhëtimi jashtë vendit dhe nëse një vend i caktuar e kërkon atë, do të pajisen me provë PCR falas në Institutin e Shëndetit Publik”, raporton vijesti.me.

Masat e reja epidemiologjike në Malin e Zi, të cilat do të vlejnë deri më 16 korrik.

“Do të rritin numrin e lejuar të tifozëve në ngjarjet sportive, kështu që në vend të 10 për qind aktual, do të mundësohen 30 për qind e numrit të përgjithshëm të shikuesve”, ka shkruar kjo media më tej.

Gjithashtu, afati për muzikën live në kopshte dhe në tarracat e restoranteve është zgjatur. Në vend të orës 20:00 deri në 23:00, muzika drejtpërdrejt në natyrë do të mund të interpretohet nga ora 20:00 deri në mesnatë.

Masat e reja kanë zgjeruar gjithashtu listën e vendeve qytetarët e të cilëve mund të hyjnë në Malin e Zi pa analiza ose prova të vaksinimit të Coronavirusit, kështu që nga nesër, qytetarët e Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë mund të hyjnë lirshëm në atë vend.

“Masat janë të vlefshme deri më 16 korrik, dhe në rast të përkeqësimit të situatës epidemiologjike, masat do të shtrëngohen menjëherë në përputhje me situatën”, është raportuar më tej./SHQIP.com